Pirlo i tregoi derën, lumë kërkesash për Higuain

0
222

Një tjetër ditë merkatoje përfundon dhe Gonzalo Higuain mbetet një futbollist me valixhe në duar te bardhezinjtë. Andrea Pirlo foli, “Pipita” e mori mesazhin dhe vëllai i tij Nikolas po shikon përreth në kërkim të destinacionit më të mirë të mundshëm të sulmuesit argjentinas. Kërkohet një klub që të besojë tek autori i 66 golave në 149 ndeshje në tri sezonet e tij me Juventusin, te një lojtar që shënoi gola vendimtarë në Torino, jo vetëm ata dy legjendarët kundër Interit në kampionat, por të besojë edhe pas rënies së dukshme të formës së tij gjatë sezonit të fundit.
higuainii
SKENARËT – Po tani çfarë do të ndodhë? Një gjë është e sigurt: Interesi rreth Higuainit nuk është i vogël dhe në Premier Ligë ka disa klube të cilat do ta prisnin me kënaqësi në Angli. Uest Hemi dhe Njukasëlli kanë studiuar terrenin, por edhe Fulhami dhe Aston Vila janë të interesuara gjithashtu për ish-lojtarin e Çelsit. Pak mungesa e këmbënguljes nga ana e klubeve të përmendura, por edhe rezistenca e sulmuesit për të lënë Torinon pa iu plotësuar kërkesat financiare të lojtarit po pengojnë përshpejtimin e transferimit të tij nga “Zonja”. Është përjashtuar, për shkak të objektivave të futbollistit, një rikthim në shtëpi në këto momente te River Plejti i tij. Por as pistat e largimit të tij drejt SHBA-së nuk po merren në konsideratë aktualisht.
fiorentina-qarabag-gol
Në Itali është Fiorentina që po e mendon si hipotezë, por edhe në këtë rast është rroga prej 7.5 milionë eurosh neto plus bonuset në sezon ajo që frenon klubin violë. Me Juven do të vazhdojë që të diskutohet prishja e kontratës, ndërsa Higuain vazhdon të kërkojë një largim me konsensus.

PANORAMASPORT.AL