Andrea Pirlo ka nisur punën si trajner i Juventusit.
Debutimi i tij në pankinë padiskutim që ka ngritur pikëpyetje, sidomos sepse fillimisht u projektua si trajner i ekipit U-23.
Për Pirlon, ‘Zonja e Vjetër’ duhet të ketë një futboll proaktiv dhe me mjeshtëri të lojës.
“Dua të sjell një entuziazëm, atë që ka munguar në periudhën e fundit. Dua të propozoj një futboll proaktiv, me mjeshtëri të lojës ashtu siç u thashë djemve dje. U thashë dy gjëra: e para është se duhet të kenë gjithmonë topin, e dyta është se duhet të rikuperohet shpejt. Këto janë dy gjërat e para taktike që u thashë dhe besoj te ata”, tha Pirlo gjatë konferencës për mediat.
Ai u shpreh se Juventusi duhet të marrë shembullin e kampionëve të Europës, Bayern Munchen.
“Bayerni ishte skuadra më e fortë, e pamë atë para bllokimit. Dëshirë për të sulmuar, për të vrapuar, ky është futbolli evropian tani. Nëse nuk vrapon dhe nuk ke cilësi, nëse nuk lufton ta marrësh topin shpejt, atëherë has vështirësi! Ndërsa Bayern është ky model”.
Ora news