Piu detergjent,dërgohet në spital 60 vjeçarja

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 46 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasi D. S., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi në rrugën dytësore “Librazhd-Babje”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjetin e 31-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 40 vjeç, pasi ka fyer bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Më datë 15.05.2025, është dërguar në spital, për mjekim, shtetasja M. Sh., 60 vjeçe, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar detergjent. 60-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.