Pjesë e grupit të Çapjave, një nga të arrestuarit në Elbasan është Hekuran Gjeli

0
1230

Në aksionin e fundit policor të zhvilluar në Elbasan një ndër 45 të shoqëruarit është edhe shtetasi Hekuran Gjeli.

Sipas informacioneve për ABC News mësohet se Gjeli nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton të jetë pjesë e grupit të Çapjave, ndërsa më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Burime nga policia thanë se personat e arrestuar kanë pasur kryesisht rol dominues në zonat ku kanë kryer shpërndarjen e lëndës narkotike.

Ndërkohë ndër të tjera mësohet se 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit. Ndërsa vendet nga ku sigurohej lënda narkotike ishin Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

Ndërkohë gjatë këtij megaoperacioni janë ndaluar 45 persona 12 prej të cilëve mësohet se kanë qenë kapur dhe më parë për drogë dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim./abcnews.al