Pjesë e Korridorit 8, pamje nga rruga Elbasan-Qafë Thanë (VIDEO)

0
116

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë do të transformohet rrënjësisht në një rrugë me katër korsi, si pjesë e Korridorit 8, duke plotësuar të gjitha standardet.

Aktualisht në kantierin për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë po punohet me ritme të mira, ndërsa pritet që në përfundim të punimeve të shkurtohen distancat dhe aksi të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e rrugës.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë aksin Durrës–Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.