Dy kalimtarë në rrugë janë lënduar si pasojë e shembjes së skelës së një pallati në ndërtim e sipër në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.
Abc News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen pjesët metalike në trotuar. Të dy kalimtarët kanë marrë lëndime në trup dhe aktualisht ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.Policia ka shoqëruar inxhinierin dhe dy punëtorë të pallatit, në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të gjitha informacionet për të zbardhur rastin./ n.m.abcnews.al