Pjeshkët shkojnë dëm në Elbasan

0
110

Fermerët vendas vijojnë të gjenden mes vështirësive. Në Elbasan, pjeshkët janë duke shkuar dëm për shkak të mungesës së tregut. Fermerët ankohen për mungesën e suvencioneve, ndërsa thonë se nuk do të mbjellin më këtë frut.

Sipas fermerëve të fshatit Papër në bashkinë e Elbasanit ky është viti më i keq sa i takon bujqësisë.

Aqif Teri: “Ky është sezoni më i keq për ne fshatarët”

Ata thonë se këtë vit çmimi i pjeshkës është shumë i ulët ndërsa në vendin tonë nuk ka treg për këtë kulturë bujqësore .

Aqif Teri:  “Çmimi ka vajtur për tokë 25 – 30 lekë kilogrami. S’ka treg”

Gishtin dështimin e sezonit e drejtojnë edhe nga qeveria shqiptare që nuk e subvencionon fermerin në një kohë kur çmimi i naftës dhe plehrat kimik janë rritur 3-fish.

Aqif Teri: “S’ka subvencionime. Plehrat shtrenjtë, nafta shtrenjtë, helmet shtrenjtë. Kanë vajtur 3 fishin. Unë nuk kam nxjerrë as gjysmën e fitimit”

Një tjetër problem për fermerët e qarkut të Elbasanit është edhe mungesa e fuqisë puntore. Sipas Aqif Terit të rinjtë kanë ikur jashtë vendit ndaj ai edhe pse është 72-vjeç është detyruar të punoj vetë në bujqësi për të vjelur pjeshkat.

Aqif Teri: ”Nuk ka punëtorë. Të rinjtë ikën në emigrim”

Aqif Teri prodhon rreth 15 ton pjeshkë por  mungesa e tregut dhe rritja e çmimeve të imputeve po e detyron këtë fermer që të heq dorë nga kultivimi I tyre

“Do mbaroj këto e do i fus spatën “ thotë ai.