Plaçkiten stoli në vlerë 100 mijë euro në shtëpinë e trajnerit të gjigantit italian

0
227

Shtëpia e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca, është plaçkitur të premten mbrëma derisa ai ishte në Trigoria për ta përgatitur skuadrën e tij për ndeshjen e kësaj fundjave kundër Fiorentinës.

Mediat italiane raportojnë se plaçkitësit vodhën stoli në vlerë 100 mijë euro në shtëpinë e trajnerit të Romës, transmeton Gazeta Express.

Fonseca dhe familja e tij kanë mbetur të tronditur nga plaçkitja.

Plaçkitja ishte kryer në mënyrë të përkryer, sipas mediave italiane.

Policia në kryeqytetin italian nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjurmë të plaçkitësve apo shenja të gishtërinjve. /Gazeta Express/