Plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij në Greqi, autorët e dyshuar në kërkim

0
4

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Greqi. Sipas mediave greke i plagosur ka mbetur pronari i një dyqani dhe djali i tij 39-vjeçar. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas shqiptar.

70-vjeçari ka marrë plagë në këmbë, gjithashtu edhe djali i tij mbeti i plagosur.

Në zonë mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.  Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë. Autoritetet po punojnë për kapjen e tyre.