Një sherr ka ndodhur në zonën e Oxhakut në Tiranë ku ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar. Sipas raportimeve i plagosur me thikë ka mbetur shtetasi Adrian Ismailaj, 40 vjec, i cili u dërgua në spitalin e Traumes dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori ndërkaq nuk është identifikuar ende ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.