Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët largohen me makinë e motor

0
2

Një 50-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Varkiza të Athinës.

Fillimisht policia greke është njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes në vendngjarje ka gjetur të plagosur shqiptar, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motor dhe kanë sulmuar në pabesi 50-vjeçarin, duke e qëlluar disa herë me thikë në bark.

Më pas ata kanë hypur në mjetet e tyre dhe janë larguar, ndërkohë që i plagosuri pasi ka ecur disa metra, është rrëzuar në tokë.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit ndërkohë që policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

 

Top Channel