Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se gjatë një konflikti mes tyre 48-vjeçari F.Z ka plagosur me thikë 45-vjeçarin I.S, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi:
Në datë 24.01.2026, rreth orës 20:30, në lagjen Pavarësia, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.Z, i datëlindjes 27.02.1978, lindur dhe banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin I.S, i datëlindjes 08.09.1981, lindur dhe banues në Vlorë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autori i kësaj ngjarjeje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.


