Në Larissa, Greqi, një shqiptar është qëlluar me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Ampelonas Larissa, mbrëmjen e djeshme.
Pak pas orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Larisës po kryen hetimet për ngjarjen.
Siç raporton paydis.com, nuk është thirrur ambulanca për ta transportuar të plagosurin në spital, por ai është dërguar në Spitalin Universitar nga persona të ambientit të tij.
Së fundi, të njëjtat informacione bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.