Plagoset në vendin e punës 50-vjeçari në Elbasan

0
1308

Një punonjës është plagosur në ambientet e kompanisë “Kurum” në Elbasan. Mësohet se bëhet fjalë për 50-vjeçarin Bujar Dervishi.

Incidenti ka ndodhur gjatë orarit të punës, ndërsa 50-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë. Aktualisht ai është duke marrë ndihmë mjekësore në spitalin kirurgjik në Elbasan. /abcnews.al/