Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit 56-vjeçar. Ja ku e kishte fshehur…

0
2

Policia e Kavajës njofton se ka arrestuar një 56-vjeçar në fshatin Gosë pasi dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, arma u gjet e fshehur në një mur dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën  të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas  dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta”, thotë policia në komunikatën zyrtare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.