Policia e Pukës ka dhënë informacionin zyrtar për plagosjen e një 11-vjeçari ditën e sotme. I mituri, ka marrë plagë plumbi në këmbë dhe u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Dom Gjegjan”. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e dyshuar, R. Cara, 17 vjeç dhe po punon për kapjen e tij.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe sesi adoleshenti zotëronte një armë zjarri, me të cilën ka qëlluar drejt të miturit.