Një 22 vjeçar, banues në Delvinë u arrestua nga policia pasi plagosi me armë gjahu një tjetër shtetas pas një sherri për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme (26 qershor) në Cerasë, Delvinë ku pas një sherri për çështje kullotash.
Konflikti degjeneroi deri në përdorimin e armëve të gjahut ku mbeti i plagosur shtetasi me iniciale L.K., 21 vjeç i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë autori, shtetasi me iniciale E.M. 22 vjeç u largua nga vendngjarja. Policia e arrestoi atë në qytetin e Delvinës si dhe sekuestroi armën e gjahut.
“Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekie të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut” – deklaron policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
/Ora News.tv/