Plagosi me thikë 17-vjeçarin në ambientet e shkollës, policia jep detaje nga arrestimi i të riut: E goditi pas…

0
2

Një 18-vjeçar është vënë në pranga pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në ambientet e shkollës së mesme të fshatit Baz, ku ai plagosi me thikë një 17-vjeçar ditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur dje në ambientin sportiv të shkollës, pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve. I arrestuari, Donald Lepuri, 18 vjeç, banues në Laç, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Pasi u qëllua me thikë 17-vjeçari është transportuar menjëherë për në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.