Plagosi me thikë 38-vjeçarin me probleme mendore, arrestohet ditën e sotme i mituri

0
68

Adoleshent që goditi me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Vlorë ditën e djeshme, është vënë në pranga.

“Në vijim të veprimeve proceduriale, lidhur me informacionin paraprak të dhënë ditën e djeshme, arrestoi shtetasin e mitur I. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, plagosi me thikë shtetasin R. V., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, ku dyshohet se i mitur I. H., gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë R. V

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Top Channel