Arrestohet Abaz Rohani, 51 vjeçari që plagosi me thikë 41 vjeçarin Xhafer Kamberi të dielën në Vlorë. Pas disa orësh kërkime, ai u gjet në banesën e vëllait të tij (aktualisht e pabanuar), në lagjen “Partizani”.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta. 41 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës me të cilin është kryer plagosja.
Autori me dy mbiemra rezulton me precedentë penalë./abcnews.al