Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

0
2

Një 51-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me thikë një 48-vjeçar në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur dje në Rrugën e Dibrës. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas uniformave blu, i arrestuari rezulton me precedent penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.