
Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Sarandë.
Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
