Plagosi me thikë të miturin gjatë një konflikti, procedohet 19-vjeçari në Berat

0
3

Një i mitur është lënduar pasi është goditur me thikë në Berat.

Për pasojë është proceduar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale I.P., 19 vjeç.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., 19 vjeç, banues në Moravë, pasi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.