Një 50-vjeçar ka plagosur me thikë një 33-vjeçar për motive të dobëta. Si pasojë, ai ka përfunduar në prangat e policisë.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi në flagrancë shtetasin 50 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al