Një 20-vjeçar është plagosur me thikë në Shijak. Dyshohet se autor i kësaj ngjarje është një i mitur.
20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se 14-vjeçari është shoqëruar në polici.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.