Plagosi të birin me th*kë/ Zbardhet dëshmia e babait në Maliq: Nuk donte të shkonte në shkollë, i thashë…

0
36

Është zbardhur dëshmia e babait që ka plagosur me thikë djalin e tij në fshatin Vreshtas të Maliqit.

Mësohet se babai Shpëtim Çuka ka thënë se e ka plagosur të birin, pasi ky i fundit nuk donte të shkonte në shkollë dhe qëndronte në telefon.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.

I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka deklaruar babai.

Kujtojmë që djali është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al