Plagosi të dashurën në hotel dhe u arratis, kush është i riu me 2 mbiemra

0
799

Fatbardh Doda (Dervishi) është 32 vjeçari i shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri aksidentalisht të dashurën e tij 23-vjeçare E.Koroveshi në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se plagosja me armë zjarri ka ndodhur në rrethana të paqarta. Abc ka mësuar se plagosja ka qenë aksidentale. Të  rinjtë kanë shkuar në hotel mëngjesin e sotëm dhe arma është shkrepur aksidentalisht. Me tre rikoshetë, një plumb e ka kapur vajzën në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Ndërkohë policia ka nisur punën për kapjen e 32-vjeçarit. Po ashtu bëhet me dije se janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale si ato që të dërgojnë në Tiranë, por dhe ato për në jug të vendit. /abcnews.al