Është arrestuar pas disa orësh arratisje 56-vjeçari Mikel Ndoi, i cili plagosi me thikë vajzën e tij në Durrës
Ngjarja ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa pasi plagosi vajzën ai u arratis.
Prindërit e vajzës kishin 6 vite të ndarë. Ndarja kishte ndodhur pas dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari ishte larguar në Itali, ku edhe ishte burgosur.
ka mjaftuar që babai t’i shkonte në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë. Për t’i ndarë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, ndërsa thika ende nuk është gjetur.


