Është zbardhur shkaku i plagosjes së 36-vjeçarit që punonte për vëllezërit Domi.
Arbër Hoxha dhe Arber e Fabio Domi janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme, teksa dyshohet se arsyeja ka qenë një vajzë. Ende nuk dihet “marrëdhëniet” përkatëse me shtetasen.
Në vendngjarje janë mbledhur të paktën 20 gëzhoja nga dy lloje armësh, njëra pistoletë TT dhe tjetra Berreta, te cilat janë përdorur gjatë konfliktit midis palëve. Ndërkohë, po punohet për arrestimin e të riut i cili pas hapjes së zjarrit është arratisur.