Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet, 50-vjeçari sapo ishte kthyer nga Anglia

0
2

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras.

Sipas burimeve i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ka patur një konflikt të çastit me autori, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryhen kontrolle për kapjen e tij.

Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëviztë me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy here me pistolete ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjeter Markut, i cili po merr mjekim ne Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën.