Plagosja më thikë e të riut/ Sherri nisi brenda lokalit, shkak dyshohet një vajzë

0
2

Mbrëmjen e kësaj të enjteje një qytetar është goditur me thikë.

Sipas burimeve pranë komisariatit numër 3, ngjarja ka ndodhur ne ambientet e brendshme të një lokali.

Grupi hetimit po verifikon kamerat e sigurisë për të parë si nisi konflikti mes autorit dhe të plagosurit.

Paraprakisht i lënduari është shprehur se nuk e njeh personin që e ka plagosur, por nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zënkës mund të jetë një vajzë./abcnews.al