Janë dhënë detajet e para të plagosjes se 40 vjeçarit Erkens Shtylla mbremjen e së martës në Korçe. 40 vjeçari mbeti i plagosur me thikë, ku mori tre plagë në bark.
Policia i mori dëshminë e parë. Sipas të plagosurit, autori është Deni Meçolli.
Sipas sqarimeve, me autorin ka pasur një konflikt për shitjen e një makine.
Pas ngjarjes, autori i plagosjes është larguar. Nderkohë, policia deri tani nuk ka bërë dot të mundur kapjen e tij./abcnews.al