Plagosja në Durrës/ Zbardhet ngjarja, dy në pranga dhe dy të tjerë në kërkim

0
2

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti.

Policia ka arrestuar dy persona si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Po ashtu u sekuestruan dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 37 vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 44 vjeç, si dhe nipin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta me 28-vjeçarin që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të 37 vjeçarit ka tentuar të vrasë 28 vjeçarin, i cili është banues në Kolesjan, Kukës.Nga të shtënat, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt.