Plagosja në Korçë/ 41 vjeçari qëlloi me thikë ish partneren, rezulton i dënuar më parë për përndjekje

0
28

Detaje nga plagosja me thikë në Korçë. Autori Ilia Cani, i arrestuar tashmë nga policia, ka plagosur me thikë ish partneren e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë dëmtime në mjekër.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se e dëmtuara ndodhet në reanimacionin e spitalit të Korçës, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë dëmtime midis mjekrës dhe qafës.

Gjendja e saj është e stabilizuar. Shkak i konfliktit ka qenë ndarja mes tyre, dhe sipas informacioneve nga policia, autori ka qenë i arrestuar më parë edhe për përndjekje të kësaj shtetasje.

“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia./abcnews.al