Policia ka zbardhur dinamikën e plagosjes së 28-vjeçarit Ari Kodra, të ndodhur dje, në fshatin Mollaj, nga një 41-vjeçar. Bëhet me dije se në pranga është vënë autori i ngjarjes i cili ka mbetur i dëmtuar gjatë konfliktit dhe katër persona të tjerë. Sipas policisë katër personat e tjerë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë për të ndihmuar 28-vjeçarin dhe kanë dhunuar autorin e ngjarjes Aleks Qiqi.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjeti prerës (thikë), 1 aparat celular dhe pamjet filmike. 41-vjeçari, Aleks Qiqi aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.