Plagosja në Vlorë, 25-vjeçari u godit me thikë pranë zemrës

0
2

Një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini””, pranë një berberhane në qytetin bregdetar.

I plagosur ka mbetur një 25-vjeçar M. Shaka. I riu është goditur me thikë pranë zemrës. 25-vjeçari është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin  e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe kapjen e autorit, shtetasin Sh. S., 24 vjeç.

Abc