Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën “Mitat Hoxha”, në vendin e njohur si “Ekualipti”, në Sarandë ku një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu dhe përplasje makinash.Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti është shoqëruar me dhunë fizike dhe përdorim armësh të ftohta. Si pasojë, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër mjet në zonë, duke shkaktuar panik mes qytetarëve.
I plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj, 21 vjeç, me origjinë nga Tirana. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku mjekët konfirmojnë se është goditur me thikë në parakrah. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve spitalore, i riu ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka dhënë shumë detaje për rrethanat e konfliktit.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet janë në vijim për të identifikuar autorin dhe për të përcaktuar motivet që çuan në përplasjen fizike.