Plagosje me armë zjarri në Fier

0
221

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mënghjesin e sotëm në Fier, jashtë një lokali në vendine  quajtur ‘Vija e Ngjalës’.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Orges Buzi, i cili është dërguar në spital në gjendje të rënë për jetën.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes, shtetasin Ledion (Enea) Nebiu.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një lokali, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi O. B., 33 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. (E). N., 30 vjeç, banues në Patos, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Eshtë rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.