Plagosje me armë zjarri në Vlorë

0
87

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Elbasani flash