Librazhd /Një sherr i ndodhur në qendër të komunës në Hotolisht të Librazhdit, ka përfunduar me plagosje. Burime bëjnë me dije se Fatmir Duka është plagosur nga Mikel Cota pas një konflikti për ngacmimin e motrës.
Ndërkohë Mikel Cota është ndaluar nga policia. Ndërsa Duka është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore./elbasaniflash.al