
Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në lagjen nr.3, ku shtetasi L.O pas një konflikti ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shtetasin M.T.
Autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, teksa i plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2
