Plagosje me thikë në Tiranë, kunati qëllon kunatin pas një konflikti të çastit

0
466

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së dielës në një banesë në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” në Tiranë.

Të përfshirë në ngjarje janë dy kunetër, 57-vjeçarë.

Mësohet se njëri kunat ka qëlluar me thikë tjetrin, i cili është plagosur në dorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./abcnews.al