Plagosje si nëpër filma në Milot, dy persona me maska e ndjekin dhe qëllojnë me 30 plumba 45-vjeçarin

0
255

Plagoset me armë zjarri një person në Milot, i identifikuar si Ylli Ibrahimi.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ndaj 45-vjeçarit është qëlluar me mbi 30 plumba nga një motor në lëvizje. I plagosuri është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ndaj Ibrahimit është qëlluar nga dy persona me maska.

“Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

(E.K/Faxweb.al)