Planet për vrasjen e Vuçiç, flet bashkëpunëtori i drejtësisë në Serbi: Radoje Zvicer dha 5 mln euro për të hequr qafe Presidentin

0
86

Me këmbënguljen që të jepte emrat dhe mbiemrat e personave që duhej të merrnin pushtetin, i akuzuari-bashkëpunëtor tha se kushdo mund të vijë, vetëm të heqin qafe Vuçiç.

SERBI- Përgatitja për vrasjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç u përshkrua në detaje nga Srgjan Laliç, dëshmitar bashkëpunues kundër klanit të Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç. Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale ai zbuloi se snajperi, i cili supozohet se ishte i planifikuar për atentati ndaj Vuçiç, është blerë në Loznicë për 12 mijë euro, përmes kontaktit të Zvicrës. Sipas pretendimeve të Laliçit, Zvicer ka siguruar pesë milionë euro për një ndryshim të dhunshëm të qeverisë në Serbi dhe për të sjellë një të re që do t’i përshtatej klanit.

Laliç gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale ka përmendur emrat dhe pseudonimet e së paku 10 personave të cilët së bashku me të akuzuarit e klanit famëkeq të Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç kanë marrë pjesë në rrëmbime dhe vrasje brutale, por ata nuk janë arrestuar apo ndjekur penalisht deri më tani. Me këmbënguljen që të jepte emrat dhe mbiemrat e personave që duhej të merrnin pushtetin, i akuzuari-bashkëpunëtor tha se kushdo mund të vijë, vetëm të heqin qafe Vuçiç.

“Është e gjithë struktura qeverisëse, veçanërisht presidenti, ai që shënohet si pengesa kryesore. Unë isha qartë kundër kësaj dhe u përpoqa t’i largoja ata nga ideja. Unë po thosha se as të tjerët nuk ia dolën dhe kishin plane të ngjashme. Nuk e kanë bërë ata vetë, por ky grup kriminal e ka bërë me ndihmën e Dejan LazareviçitAta as nuk e kuptojnë se kush do të vinte, por ka dikush që mundet. Veljko dhe Marko thanë se Zviceri e kishte përgatitur dhe se do të jepnin aq sa duhet. Ata e dinë se ku janë paratë. Epo, ju, unë dhe vëllezërit Budimir, si gjithmonë, do të na godiste përsëri. Çfarë na duheshin tjetër pesë kilogramë “C4” dhe lëndë plasëse të tjera, që i mbajtëm,” u përgjigj Laliç.

Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar nga strukturat e Europol që njoftuan Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më pas nga ministri Aleksandër Vulin. Ai bëri me dije dhe emrin e personit të ngarkuar me “detyrën” duke shtuar se urdhëruesi i vrasjes është presidenti malaez Milo Gjukanoviç. E gjitha për tu hakmarrë ndaj Vuçiç që ka mbështetur sërbët e Malit të Zi.