Planifikonin sulm terrorist/ Francë, arrestohen tre vajza, postonin mesazhe xhihadiste

0
2

Tre vajza janë arrestuar në Francë, pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist.

Të rejat, të moshave 18, 19 dhe 21 vjeç, u vunë zyrtarisht nën hetim dhe u lanë në paraburgim, sipas Zyrës së Prokurorit Kombëtar Antiterrorizëm të Francës.

Një nga të dyshuarat, e referuar si “B”, kishte rreth 20 mijë ndjekës në TikTok, rrjet social ku dyshohet se postonte përmbajtje pro-xhihadiste. Sipas mediave franceze, hetuesit besojnë se ajo mund të ketë luajtur një rol udhëheqës.

Dyshohet se vajzat kanë diskutuar për veprime të dhunshme në internet, ku kanë përmendur armë zjarri  si dhe objektiva të mundshme si një sallë koncertesh ose një bar në Paris.

Njësia antiterroriste e Francës tha se rasti ka lidhje me Salah Abdeslam, autorin e fundit të mbijetuar të sulmeve shkatërruese të 13 nëntorit 2015 në Paris.

Të enjten Franca shënn 10-vjetorin e sulmeve në Paris, ku u vranë 130 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ky sulm ishte më i rëndi në Paris që nga Lufta e Dytë Botërore. Persona të armatosur xhihadistë dhe kamikazë organizuan një seri sulmesh të koordinuara në sallën e koncerteve Bataclan, stadiumin Stade de France dhe në bare e restorante./abcnews.al