Plas arma në Peqin

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 48 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Belsh-Cërrik”, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. M., 67 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 29-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 64 vjeç, pasi dyshohet se në muajin korrik, 2025, gjatë punës me ekskavator, për pastrimin e rrugës së fshatit Menik, nga pakujdesia ka dëmtuar tubin që çon ujë të pijshëm në banesën e shtetasit R. O., 75 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin proceduan penalisht shtetasin E. Sh., 20 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 49 vjeç, i cili u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit G. T., 26 vjeç, dhe O. T., 21 vjeç (djemtë e shtetasit A. T.), sepse pas këtij konflikti, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, afër banesës së shtetasit E. Sh. Po punohet për kapjen e shtetasve G. T. dhe O. T. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.