Partia e Lirisë kërkon rinumërimin e votave në Kavajë.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi depoziton kërkesën zyrtare në KQZ.
Blushi: Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar