Plas edhe ne PD! Xhelal Mziu rrahu zyrtarin pas takimit të PD, si nisi konflikti

0
2

Detaje të reja janë mësuar nga konflikti në Bulqizë, ku kandidati i PD, Xhelal Mziu, së bashku me nipin e tij, rrahën një zyrtar.

Sherri ka nisur rreth orës 13:00 të datës pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren.

Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhelal Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren.

Në këtë moment, jashtë ka qënë edhe Kalosh Murra i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.

Në këtë moment, sipas policisë se Dibrës, Xhelal Mziu i është drejtuar me fjalët “Po ti çfarë po kërkon këtu?!?”

Kjo ka nxitur një debat mes tyre dhe të paktën sipas të dhënave që ka policia Xhelal Mziu e ka  goditur me grusht Kalosh Murrën. Më pas ka ndërhyrë edhe nipi i Xhelal Mziut, Elson Mziu që po ashtu ka goditur Kalosh Murrën./abcnews.al