Në Kuvendin e Serbisë, gjatë seancës të së hënës për buxhetin, ka pasur një shtyrje dhe përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.
Në qendër të konfliktit ishin anëtarët e opozitës, mes të cilëve edhe kryetari i SSP-së, Dragan Dilas, pranë tij ishte edhe Radomir Lazoviç nga ZLF
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, i bëri thirrje sigurimit të reagonte dhe të qetësonte situatën.
Marinika Tepiç u ka derdhur verë disa deputetëve të mazhorancës qeverisëse, ndërsa deputetët e opozitës kanë fryrë vuvuzela dhe bilbila.
Ka pasur edhe shtytje në ballkonin e kuvendit dhe rrëmbim të pankartës që tentuan ta vendosin deputetet, ku shkruhej: “Vajdutët e verdhë duan luftë, Serbia do punë”.
Brnabiç u kujtoi deputetëve se seanca filloi me një minutë heshtje dhe se fryrja e vuvuzelave dhe bilbilave është shkelja e viktimave.
Fjalimi i kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, u pengua nga opozitarë me fishkëllima dhe me vuvuzelat.