Lojtarët e Bayern Munchen e kanë përjetuar shumë keq disfatën 3-0 kundër Manchester City.
Kampionët e Gjermanisë humbën thellë takimin e parë çerekfinal të Champions League ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.
Misioni gjysmëfinale është komplikuar shumë, edhe pse gjermanët nuk dorëzohen kurrë. Gjithsesi, atmosfera në kampin bavarez është shumë e keqe, sidomos pas përplasjes Sadio Mane–Leroy Sane.
Senegalezi e nisi ndeshjen nga stoli. Tuchel vendosi të aktivizonte në minutën e 69’. Mane u kap me Sane gjatë ndeshjes, por edhe pas përfundimit të saj.
Bild raporton se Mane ka reaguar pas disa fjalëve të lojtarit të kombëtares gjermane në minutën e 83′ dhe e ka goditur me grusht në dhomat e zhveshjes.
Lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Bayernit ndërhynë menjëherë që situata të mos përkeqësohej. Tani priten masat e drejtuesve gjermanë, të cilët situata të tilla nuk i tolerojnë aspak.